Vjosa Osmani

Osmani: Viti 2022, me sfida por arritje të shumta për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët e vendit, me rastin e Vitit të Ri 2023.

“Në këtë ditë, sheshet dhe rrugët tona janë të mbushura. Në mesin e shumë njerëzve që dalin për të përshendetur e ururar njëri-tjetrin janë shumë pejsëtar të mërgatës tonë. Mirë se vini në atdheun tuaj. Jemi vërtetë të lumtur t’iu kemi në mesin tonë”, tha presidentja Osmani.

Në një video-adresim ajo uron të gjithë qytetarët  e Kosovës, si dhe diasporën e cila, sipas saj, është zëri i Kosovës në vendet ku jeton dhe vepron.

Ajo tha se Viti 2022, ka qenë me shumë sfida, por ka pasur arritje të shumta për Kosovën.

Osmani falënderuar aleatët ndërkombëtarë për mbështetje, ndërsa falënderim të veçantë ka pasur për Policinë e Forcat e Armatosura.

Sipas saj, Kosova edhe pse vend i vogël ka pasur suksese. E para e vendit tha se viti i ri të jetë vit i shpresës e i veprimit.