Osmani uron Zvicrën për Ditën Kombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shtetin zviceran për ditën kombëtare.

Osmani, përmes një statusi në Twitter ka uruar presidentin zviceran Guy Parmelin, duke thënë se Zvicra ka qenë çdoherë një mik dhe aleat i fortë për Kosovën.

“Urime Dita Kombëtare e Zvicrës presidentit Guy Parmelin dhe miqve zviceranë! Zvicra ka qenë një mik dhe aleat i fortë për Kosovën për dakada me radhë, por më të veçantë e bën fakti që ajo është shtëpi për diasporën tonë të mrekullueshme. Kombi juaj paqedashës le të vazhdojë të lulëzojë dhe të përparojë”, ka shkruar Osmani në Twitter.