Vjosa Osmani

Osmani uron Suedinë, pret bashkëpunim për Kosovën më afër BE-së

Presidentja vendit Vjosa Osmani ka uruar Suedinë për marrjen e kryesimit të Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian.

Osmani përmes një postimi në Twitter ka thënë se pret që të ketë bashkëpunim të ngushtë në përmbushjen e objektivave të përbashkëta.

“Ua uroj partnerëve tanë suedezë një Presidencë të suksesshme të Këshillit të BE-së. Mezi presim të punojmë së bashku për të përmbushur objektive tona të përbashkëta, për ta sjellë Kosovën më afër BE-së dhe për të forcuar unitetin kundër përpjekjeve për të minuar vlerat dhe interesat tona të përbashkëta”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Paraardhëse e Suedisë, ka qenë Çekia, gjatë kohës sa Çekia mbajti presidencën e Këshillit të BE-së janë bërë hapa përpara sa i përket liberalizmit të vizave për Kosovën, ku tashmë është bërë e ditur se lëvizja pa viza në zonën Shëngen pritet te nis nga janari i vitit 2024.

Çekia përfundon presidencën e Këshillit të Evropës, Presidentja Osmani e falënderon për ndihmën ndaj Kosovës