Vjosa Osmani - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Osmani uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave, kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

Në këtë urim në Twitter, Osmani ka shkruar se në këtë kohë vendimtare, përshpejtimi i procesit të zgjerimit i domosdoshëm.

“Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evriopian që të dorëzojnë urgjentisht vendimin e vonuar për lirinë e vizave për qytetarët tanë,” ka bërë thirrje presidentja.

Shqipëria e Maqedonia e Veriut sot kanë nisur negociatat për anëtarësim në BE.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një konferencë për media këtë ditë e ka vlerësuar si historike. Këtë hape konsideroi si hap të madh për të dy vendet.

“Ju i keni bërë të gjitha këto ndryshime jo vetëm për rrugën drejt BE-por për vendin tuaj. Ne si KE ju kemi mbështetur gjatë gjithë rrugës dhe do vazhdojmë ta bëjmë”, ka thënë ajo.

Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, Shqipëria e ka nënshkruar para 16 viteve, ndërsa para etë vitesh ka marrë statustin e vendit kandidat.

Rrugën për intwgrim evropian ia mundësoi Maqedonisë së Veriut, miratimi i propozimit francez nga kuvendi maqedonas për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

Kroacia është shteti i fundit që është anëtarësuar në BE në vitin 2013.