Osmani uron Krishtlindjet nga Kampi amerikan Bondsteel

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka vizituar Kampin Bondsteel, për drekë të përbashkët me ushtarët amerikanë dhe të shteteve të tjera që shërbejnë në Kosovë, për të festuar Krishtlindjet.

Nga aty, presidentja ka uruar ushtarët për Krishtlindjet.

“Sot në prag të Krishtlindjes u riktheva në Kampin Bondsteel për drekën e përbashkët me ushtarët amerikanë dhe të shteteve të tjera që shërbejnë në Kosovë. Duke qenë se festat e fundvitit i gjejnë ata larg shtëpisë dhe larg familjeve të tyre, ishim aty me qëllim që t’ju përcjellim miqësinë e mirënjohjen tonë për kontributin e tyre. Të gjithë ushtarëve që shërbejnë në Kosovë, faleminderit dhe urime festat”, ka shkruar Osmani në rrjetin social ‘Facebook’.