Claudia Sheinbaum Foto: Facebook

Osmani uron homologen nga Meksika: Është frymëzuese të shohësh shumë gra që marrin role udhëheqëse

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidenten e zgjedhur të Meksikës, Claudia Sheinbaum.

Sheinbaum është e para grua e zgjedhur në këtë pozitë në historinë e Meksikës.

“Në një botë që po përballet me shumë sfida, është frymëzuese të shohësh shumë gra që marrin role udhëheqëse”, shkroi mes tjerash Osmani.

E para e Kosovës ka shkruar se shpreson që presidenca e Sheinbaum do të forcoj bashkëpunimin mes Kosovës dhe Meksikës.

Meksika zgjedh presidenten e parë grua