Vjosa Osmani, Foto: Kuvendi i Kosovës

Osmani uron besimtarët mysliman për Fitër Bajramin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani me anë të një posimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka uruar të gjithë besimtarët mysliman festën e Fitër Bajramit.

Osmani ka shkruar se edhe për shkak të pandemisë COVID-19 familjarë e miq nuk mund të takohen për të uruar njëri- tjetrin.

“Besimtarët myslimanë po e përmbyllin sonte muajin e gjatë të solidaritetit, dashurisë e mirëbesimit mes njerëzve, por edhe të sakrificës në emër të dashurisë, mëshirës, humanizmit e solidaritetit. Nesër, do ta festojmë festën e madhe të Fitër Bajramit. Sado që këtë vit, për shkak të situatës me pandeminë, s`do të mund të takohemi për t`ia uruar njëri-tjetrit, uroj që të gjejmë mënyra për ta shpërndarë dashurinë për familjen, të afërmit e miqtë, duke e shpërfaqur shpirtin solidar”, ka shkruar Osmani.

Tutje gjithashtu Osmani ka shkruar edhe se festa e Bajramit është festë e cila shërben për të ofruar ndihmë e dashuri pqë njerëzit që kanë nevojë.

“Uroj po kështu që kjo festë të na shërbejë për t’u ofruar ndihmë e dashuri njerëzve që kanë më së shumti nevojë, për t`iu gjetur pranë të varfërve e të pastrehëve dhe për ta dëshmuar se bota do të jetë edhe më e mirë falë këtij angazhimi! Festa e Bajramit sjelltë në familjet tuaja paqe, lumturi e begati!”, ka shkruar Osmani.