Vjosa Osmani dhe Dritan Abazoviq Foto: Vjosa Osmani, twitter

Osmani uron Abazoviqin: Së bashku do të punojmë për një Ballkan Perëndimor paqësor dhe të sigurt

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Dritan Abazoviqin, i cili sonte i zgjodh kryeministër i Malit të Zi.

Osmani tha se së bashku me Abazoviqin do të forcojnë partneritetin mes dy vendeve dhe do të punojnë së bashku për një Ballkan Perëndimor paqësor.

“Urime Dritan Abazoviq, për zgjedhjen tuaj si kryeministër i Malit të Zi. Jam i sigurt se nën udhëheqjen tuaj, Mali i Zi  do të qëndrojë i vendosur në rrugën e saj drejt BE-së.Së bashku ne do të forcojmë partneritetin tonë dhe do të punojmë së bashku për një Ballkan Perëndimor paqësor, të begatë dhe të sigurt. Urime!”, shkroi ajo në twitter.

Kuvendi i Malit të Zi zgjodhi Qeverinë e re, që do të drejtohet nga Dritan Abazoviq.

Për zgjedhjen e Qeverisë së re votuan 45 deputetë të mazhorancës së re, ndërsa kundër ishin tre deputetë.

Dritan Abazoviq zgjidhet kryeministër i Mali të Zi