Osmani: Unë do të veproj si Presidenti Rugova, në të mirën e përgjithshme

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetare e LDK-së në seancën ku po shqyrtohet mocioni për rrëzimin e qeverisë ka thënë se do të veprojë si presidenti historik Ibrahim Rugova.

“Unë nuk dua të merrem më këtë erë që është duke u shuar. Unë do të veproj ashtu siç thoshte Doris Pack. Ajo tha që në këto rrethana presidenti Rugova do të vepronte ndryshe. Ai vepronte ndryshe. Vepronte në të mirën e përgjithshme edhe atëherë kur e përqeshnin, edhe atëherë kur e sulmonin. Pra do të veproj ashtu sepse nuk jam asgjë tjetër pos një ndjekëse këmbëngulëse e politikës së tij”, tha Osmani.

Osmani shtoi se do të votojë kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.