Osmani thotë se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në një bisedë virtuale me Cedric Wermuth, nënkryetar i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës,  është shprehur se tek dialogu është me rëndësi zbatimi i marrëveshjeve.

Ajo ka theksuar se zgjedhjet në Kosovë duhet të mbahen sa më shpejt që është e mundur.

“Kur do të ketë zgjedhje? Të jem e sinqertë nuk e di. Shpresoj që kjo të bëhet së shpejti. Është me rëndësi zgjedhjet të ndodhin, të kthehemi tek populli, të rilegjitimohemi sikur pozita ashtu edhe opozita. Mendoj gjithashtu se dialogu është me rëndësi, por nuk e përbën jetesën në Kosovë, papunësia dhe luftimi i korrupsionit janë me rëndësi jetike”, ka theksuar ajo.

Për të ardhmen e saj politike, Osmani ka thënë se “ do të jem rrotull dhe do të bëjë më të mirën për njerëzit.

Në politikë është vështirë të parashihet e ardhmja politike. Por, një gjë është e sigurt – do të jem në anën e drejtë të historisë dhe do të jem bashkë me njerëzit që duan më të mirën për vendin dhe që mbajnë premtimet”./tv21