Osmani: Tetori nuk ka pse të jetë i vetmi muaj për sensibilizim të kancerit të gjirit 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se bashkë me nënën dhe motrat e saj kanë bërë mamografinë në Qendrën Klinike e Universitare të Kosovës (QKUK). 

Përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook, Osmani është shprehur se muaji tetor nuk duhet të jetë i vetmi muaj për sensibilizim të kancerit të gjirit. 

“Sot bashkë me mamin dhe motrat, si dhe me stafin e QKUK, pas kryerjes së mamografisë! Tetori nuk ka pse të jetë i vetmi muaj rozë dhe koha e vetme për sensibilizim. Për të gjitha gratë që nuk kanë arritur ta kryejnë mamografinë akoma, caktojeni terminin sa më parë. Kontrollat janë pa pagesë. Zbulimi i hershëm shpëton jetë!”- ka shkruar Osmani, të martën, më 05.11.2024. 

Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti -2024 në Klinikën e Onkologjisë janë trajtuar 335 raste me kancer të gjirit, prej të cilave 332 janë gra dhe 3 burra.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë vetëm 0.5 deri në 1% e kancerit të gjirit prekin personat e gjinisë mashkullore.