
Osmani takon Zëvendëspresidentin amerikan, i konfirmon përkushtimin për bashkëpunim me SHBA-të
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Paris ka takuar zëvendëspresidentin e ri amerikan, J.D. Vance.
Siç njoftohet nga Presidenca, në këtë takim ajo ka shprehur përkushtimin për thellim të bashkëpunimit me SHBA-të.
“Me këtë rast, ajo shprehu mirënjohjen e thellë për aleancën me SHBA-të, duke konfirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët.” – thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës, më 11.02.2025.
Me ftesë nga presidenti i Francës Emmanuel Macron, presidentja Osmani po qëndron në Paris për të marrë pjesë në Samitin Ndërkombëtarë për Inteligjencë Artificiale.
Bëhet e ditur se e para e shtetit ka takuar edhe shumë liderë botërorë, si dhe përfaqësues të organizatave të mëdha botërore.