foto: Presidenca e Kosovës

Osmani takon raportuesin e ri për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras

Raportuesi i sapo emëruar për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE) Riho Terras është pritur në takim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në këtë takim, presidentja Osmani e ka uruar deputetin evropian për pozitën e re dhe ka shprehur gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar në avancimin e Kosovës drejt integrimit evropian.

Osmani në këtë takim e ka ripërsëritur përkushtimin e Kosovës për integrim në BE dhe ka përmendur edhe progresin që ka bërë Kosova në përmbushjen e kritereve për anëtarësim dhe përafrim me standardet evropiane.

“Gjatë takimit, presidentja Osmani ri-konfirmoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës për integrim në BE, duke potencuar progresin e dukshëm në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit dhe përafrimin me standardet evropiane” – thuhet në njoftimin e Presidencës.

Pjesë e diskutimit në këtë takim ka qenë edhe ngjarjet e fundit veri të Kosovës, presidentja Osmani ka kërkuar bashkëpunim dhe mbështetje nga partnerët ndërkombëtar për hetim të sulmit ne kanalin e ujit në Ibër-Lepenc.

“Në dritë të sulmit të fundit terrorist në vend, presidentja Osmani bëri thirrje për bashkëpunim dhe mbështetje nga partnerët ndërkombëtar për hetim të sulmit, duke konfirmuar përkushtimin për hetim profesional të rastit nga ana e institucioneve të Kosovës”- thuhet në njoftim.

Sipas presidentes Osmani, ky sulm ka qenë target ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë, duke synuar që të shkaktojë dëme të mëdha, të cilat do të ndikonin drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Ndër të tjera presidentja Osmani kërkoj nga bashkësie ndërkombëtare që ndaj sulmeve të tilla destabilizuese të ketë një qëndrim unik duke përfshirë edhe sulmin në Banjskë, në shtator të 2023.

“Presidentja Osmani theksoi se është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të mbajë qëndrim unik ndaj veprimeve destabilizuese të Serbisë, përfshirë aktit të agresionit të shtatorit 2023 dhe sulmit të fundit terrorist në infrastrukturën vitale të Kosovës” – shkruan Osmani.

Kërkesa për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës ishte një çështje që u ngrit për diskutim në këtë takim me raportuesin e ri Riho Terras.

“Presidentja gjithashtu theksoi se është koha që masat e padrejta të BE-së ndaj Kosovës të largohen përfundimisht, ngase sipas saj,  përveç se të pa drejta, këto masa po i dëmtojnë drejtpërdrejtë qytetarët e Kosovës, pa dallim” – thuhet në njoftimin e presidencës.

Anëtari i Parlamentit Europian dhe Raportuesi i sapoemëruar i Përhershëm për Kosovën, Riho Terras është deklaruar para gazetarëve, sot me 09.12.2024 në kuadër të misionit të tij tre ditor për të mbledhur fakte nga terreni.

Terras u shpreh se do të ndihmojë Kosovën në rrugëtimin për integrim në Bashkimin Europian, por sipas tij për të hartuar një raport sa më objektiv, duhet të mbledh informacione nga terreni.

“Është hera parë e imja në Kosovë, megjithatë kam lexuar shumë informacione online për Kosovën dhe kam folur me shumë persona, mirëpo është e rëndësishme për mua që të marrë informacione të dorës së parë nga terreni. Jam këtu që të ndihmoj Kosovën në pjesën e saj drejt Bashkimit Europian, Kosova me sukses ka ndërmarrë një sërë reformash në përparimin e saj”- ka deklaruar ai.

Raportuesi për Kosovën në PE: Jam këtu për të ndihmuar Kosovën në rrugën drejt BE-së