Osmani takon presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Andreas Aebi

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani sot është pritur nga Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Andreas Aebi.

Sipas Osmanit në këtë takim kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Zvicrës.

“Prioritetet e institucioneve të ardhshme, menaxhimi i pandemisë e sigurimi i vaksinave, potenciali i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë si dhe bashkëpunimi ndër-parlamentar e ekonomik, ishin vetëm disa nga temat që i diskutuam gjatë takimit tonë shumë përmbajtjesor”, ka shkruar Osmani llogarinë e saj në rrjetin social Facebook.

Osmani ka shprehur mirënjohje e thellë për mbështetjen e deritanishme nga Zvicra.