Pamje nga takimi Osmani- Rau. Foto: ZPRK.

Osmani takon ministrin e jashtëm të Polonisë, flasin për sigurinë në rajon dhe Evropë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Zbigniew Rau.

Presidentja Osmani dhe ministri Rau gjatë këtij takimi kanë diskutuar lidhur me partneritetin në mes të Kosovës dhe Polonisë si dhe për zhvillimet e sigurisë në rajon dhe Evropë.

“Potencova nevojën e avancimit të raporteve ndërmjet shteteve dhe popujve tanë, si dhe forcimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, përfshirë mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe strukturat euro-atlantike”, ka theksuar Osmani, pas takimit me ministrin polak Rau.

Takimi i Presidentes Osmani me ministrin e Jashtëm polak Rau është realizuar në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog.

Presidentja Vjosa Osmani është pjesëmarrëse në “Forumi Prespa për Dialog” që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Pamje nga takimi Osmani- Rau. Foto: ZPRK.