Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Osmani takon Besnik Tahirin e AAK-së për të biseduar për datën e zgjedhjeve

 

U. d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim sekretarin e Përgjithshëm të AAK-së, njëherësh zëvendëskryeministrin Besnik Tahirin për të biseduar rreth datës se zgjedhjeve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Osmani para pak minutash ka përfunduar takimin me nënkryetarin e PDK-së Memli Krasniqin, i cili tha që partisë së tij i konvenon që zgjedhjet të mbahen deri në fund të janarit.

U. d. e presidentes, Vjosa Osmani përfunduar një takim me sekretarin ish-partisë së saj, LDK-së i cili pas takimit u shpreh se janë të gatshëm për zgjedhje.

Abrashi përmendi 7 shkurtin si datë të mundshme për zgjedhje të reja, por nuk dha detaje se kush do të jetë kandidati i kësaj partie për kryeministër dhe cili do të jetë bashkëpunimi i LDK-së më Vjosa Osmanin.

Osmani sot ka takuar kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin me të cilin janë dakorduar që sa më shpejtë të shpallen zgjedhjet.

Ndërsa nesër pritet të zhvilloj disa takime të tjera edhe me partitë e tjera politike në Kosovë.

Dje Kushtetuesja ka anuluar vendimin për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 40 ditësh.