Osmani takon ambasadorin e Norvegjisë: Komisionet parlamentare po punojnë me kapacitet të plotë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës është takuar me ambasadorin norvegjez Jens Erik Grondahl.

Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se Vjosa Osmani e ka njoftuar ambasadorin norvegjez për aktivitetet aktuale të Kuvendit si dhe zhvillimet politike në vend.

Ajo ka thënë se komisionet parlamentare po punojnë me kapacitet të plotë, teksa ka bërë të ditur se me të njëjtin ritëm do të funksionojë edhe Kuvendi i Kosovës, i cili seancën e radhës do ta ketë më 4 qershor.

“Ajo ka falënderuar ambasadorin Grondahl për ndihmën e shtetit norvegjez dhënë Kosovës në menaxhimin e pandemisë Covid-19 si dhe për ndihmën e paralajmëruar socio-ekonomike për menaxhimin e pasojave të shkaktuara nga pandemia”, citohet të ketë thënë Osmani.

Në këtë takim thuhet se kryeparlamentarja Osmani a ka uruar ambasadorin Grondahl për Ditën e Kushtetutës së shtetit norvegjez, e cila u shënua ditë më parë.  ​