Osmani takoi përfaqësuesit e shoqërisë civile për të diskutuar procesin e përzgjedhjes së Kyeprokurorit të Shtetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu takoi sot përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, për të diskutuar procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, përfshirë këtu përfaqësuesen e organizatave BIRN Kosova dhe Internews Kosova, Blerta Iberdemaj.

Osmani falënderoi përfaqësuesit e shoqërisë civile për pjesëmarrjen aktive në monitorimin e procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, duke nënvizuar se çdo rekomandim i identifikuar përgjatë procesit do të shqyrtohet me kujdes të veçantë.

“Është thelbësore që çdo emërim të jetë rezultat i një procesi transparent dhe të drejtë, dhe çdo kandidat të ketë integritet të dëshmuar përgjatë karrierës. Këto janë parime themelore të cilat i kam ndjekur në çdo emërim që kam bërë”, ka thënë Presidentja Osmani.

Osmani tha se do t’i vazhdojë konsultimet edhe me akterë të tjerë të përfshirë në këtë proces për t’u siguruar që procesi ka qenë i drejtë dhe i pranueshëm.

KALLXO.com kishte monitoruar procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit.

Zyrtarja ligjore dhe monitoruesja, Blerta Iberdemaj kishte përgatitur në detaje raportin e monitorimit për këtë proces.

Raporti kishte vënë në pah se në procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk ka arritur t’i përmbushë në plotëni standardet e transparencës, ndërsa vendimet pasuese pas ankesave treguan për mungesë të një standardi të unifikuar në vlerësimin e kandidatëve.

Transparenca e munguar në konkursin për Kryeprokuror të Shtetit 

.