Osmani takohet me Sarrazin, flasin për zhvillimet e fundit në politikë e në siguri
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot, më 29.08.2024, në takim të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Sipas një njoftimi për media, në takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon, si dhe për Procesin e Berlinit.
“Me këtë rast, Presidentja ka ritheksuar mbështetjen e plotë për marrëveshjet e dalura nga ky proces” – thuhet në njoftim.
Tutje u tha se presidentja, po ashtu, potencoi mirënjohjen për kontributin e ushtarëve gjermanë dhe ka vlerësuar lartë përkushtimin e Gjermanisë në drejtim të garantimit të paqes dhe sigurisë, gjë që është dëshmuar edhe me katërfishimin e trupave gjermane, pas aktit të agresionit të Serbisë në shtatorin e vitit të kaluar.
Sarrazin sot është takuar edhe me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe me atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Sarrazin takohet edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku
Emisari gjerman Sarrazin takohet me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi