Osmani takohet me presidentin bullgar, diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Budapest të Hungarisë me homologun e saj bullgar, Rumen Radev.
Në një postim në rrjetin social X, Osmani njoftoi se me Radev kanë diskutuar për bashkëpunimin në politikën e jashtme dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
“Bullgaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve të Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare. Me presidentin Rumen Radev, diskutuam për bashkëpunimin në politikën e jashtme, në fushën e mbrojtjes, arsimit, si dhe për mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe” – ka shkruar Osmani më 09.11.2024.
Bulgaria has always been a steadfast supporter of Kosovo’s efforts to join international organizations.
With @PresidentOfBg Rumen Radev, we discussed deepening cooperation in foreign policy, defense, education, and exploring new opportunities to strengthen our bilateral… pic.twitter.com/XlrC9zGeSe
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 9, 2024
Presidentja Osmani në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest ka zhvilluar po ashtu edhe takime tjera të shumta me krerët e vendeve perëndimore