Osmani takohet me Presidenten e Parlamentit Evropian, flasin për liberalizimin e vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një takimi me Presidenten e Parlamentit Evropian, Robert Metsola kanë diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Parlamenti Evropian ka shprehur qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme vullnetin e popujve të BE-së për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe nevojën e përshpejtimit të perspektivës sonë evropiane”, ka shkuar Osmanin në Facebook.

Osmani ka shtuar se aty është diskutuar edhe ”për nevojën që liderët e vendeve anëtare ta reflektojnë vullnetin e Parlamentit, si dhe të jepet sinjal i qartë se vendet demokratike, liridashëse dhe të përkushtuara ndaj vlerave evropiane e kanë vendin në BE”.

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bruksel në takimin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Vjosa Osmani shkon në Bruksel për takimin me liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

.