Osmani takohet me përfaqësues të Google dhe Amazon në SHBA, flasin përfshirjen e plotë të Kosovës në këto platforma 

Gjatë vizitës së saj në SHBA, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me përfaqësues të Google dhe Amazon. 

Në këtë takim thuhet se është diskutuar për prespektivën ekonomike të Kosovës dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm. 

“Synimi ynë është përfshirja e plotë dhe e saktë e Kosovës në platformat më të mëdha digjitale globale, për të fuqizuar sektorin privat në vend, për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve digjitale për qytetarët dhe për të avancuar më tej mërrrëdhëniet tona bilaterale”- ka shkruar Osmani më 19.10.2024. 

Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë edhe  në Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë.