Osmani takohet me nënkryetaren e parë të Këshillit Nacional të Zvicrës

U.D presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim pune me nënkryetaren e parë të Këshillit Nacional të Zvicrës Irène Kälin.

Osmani përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook tha se Kälin shprehu qartë mbështetjen për Kosovën dhe dëshirën për të parë progres të vazhdueshëm në vendin tonë.

“Me një vizion të qartë për politikën kombëtare e ndërkombëtare, znj. Kälin shprehu qartë mbështetjen për Kosovën dhe dëshirën për të parë progres të vazhdueshëm në vendin tonë. Shëndetësia, barazia gjinore, transparenca e llogaridhënia, si dhe gjithëpërfshirja në politikbërje, ishin disa nga temat e trajtuara gjatë takimit”, tha Osmani.