Osmani takohet me ministrin ri britanik për Europën
31.8.2024 - 17:07
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër te forumit global të sigurisë, GLOBSEC 2024 në Pragë ka takuar ministrin e ri britanik për Europën, Stephen Doughty.
Osmani në rrjetin social Facebook ka shkruar se për popullin e Kosovës aleanca me Mbretërinë e Bashkuara është jashtëzakonisht e rëndësishme.
“Raportet e veçanta dhe historikisht të mira në mes të dy vendeve tona shërbejnë si themel i paluhatur për avancimin tutje të bashkëpunimit bilateral”- ka shkruar mes të tjerave Osmani.
Osmani po merr pjesë në forumin global të sigurisë, GLOBSEC 2024 i cili po mbahet në Pragë.