
Osmani takohet me ambasadorët e QUINT-it, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Michael Carpenter si dhe me ambasadorët e QUINT-it.
Osmani ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar edhe në lidhje me zhvillimet e fundit të dialogut Kosovë-Serbi.
“Diskutuam zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun Kosovë- Serbi, sukseset e forcimit të demokracisë dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri të qëndrueshme në kontinentin tonë”- shkruan ajo.
Presidentja ka falënderuar ambasadorin Carpenter për ftesën për t’u takuar në OSBE.
I thank @USAmbOSCE Carpenter for the invitation to meet with QUINT & EU representatives at the @OSCE.
We discussed recent developments related to KS-SRB dialogue, 🇽🇰’s successes in strengthening democracy & our joint efforts for lasting peace and security in our continent. pic.twitter.com/pqu6l2tOpE
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 31, 2023
Takimi i fundit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq është zhvilluar më 18 mars në Ohër.