Osmani: S’kemi pasur marrëveshje me Listën Serbe për të më votuar

E para e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk ka pasur marrëveshje paraprake me Listën Serbe për votimin e saj si kryeparlamentare gjatë seancës së sotme.

“Nuk kemi pasur marrëveshje me Listën Serbe për zgjedhjen time si kryetare e Kuvendit. Kemi pasur diskutime me ta për t’i pyetur nëse e kanë një vullnet të tillë. Siç e ceka në seancë unë do të jem kryetare e të gjithëve pavarësisht dallimeve politike apo etnive”, tha ajo.

Osmani tutje shtoi se Lista Serbe ka thënë se votimin e saj e kanë bërë si akt të vullnetit të mirë.

Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme të thirrur pikërisht për këtë çështje me 68 deputetë në sallë ajo mori 65 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.