Osmani: Që nga vdekja e Rugovës, LDK-ja kurrë s’ka qenë më afër fitores

Kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, ka thënë se që nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, kjo parti nuk ka qenë kurrë më afër fitores sesa në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Unë mendoj se që nga vdekja e Ibrahim Rugovës kurrë s’kemi qenë më afër fitores”, ka thënë Osmani në T7.

Osmani po ashtu tregoi se çka e ka ndalur këtë parti që të jetë e para, që sipas saj është fushata se kinse ajo s’mundet të marrë vendime të mëdha.

“Ajo çka e ndali rritjen e votave tona ka qenë fushata se Vjosa Osmani nuk mundet me marrë vendime të mëdha dhe votuesi u keqinformua dhe gjithë partia ma dha mbështetjen e plotë”, tha Osmani.

Në zgjedhjet e 6 tetorit sipas rezultateve finale të KQZ-së, LDK-ja ka dalë si partia e dytë, që ka marrë  205,458 vota apo 24.458% me 29 deputetë.

Kjo parti është duke mbajtur takime me grupe punuese me partinë e parë, VV-në, që të harmonizojmë programin për bashkëqeverisje.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit u mbajtën pas shpërndarjes së Kuvendit që erdhi pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj, pasi u ftua për intervistim nga Gjykata Speciale.

Pas rezultateve të zgjedhjeve, ky është rrugëtimi deri në krijimin e Qeverisë së re