Osmani: Promovimi i të drejtave të komuniteteve qëllimi ynë i përbashkët

Presidentja Vjosa Osmani sot ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Komunitete.

Me këtë rast, Vjosa Osmani tha se ky mekanizëm i jep mundësi komuniteteve për ndryshime legjislative dhe të përmirësojnë jetesën e komuniteteve.

“Ju ftoj të bashkëpunoni me institucionet shtetërore në mënyrë që të mbrohen interesat e komuniteteve. Promovimi i të drejtave të komuniteteve është qëllimi ynë i përbashkët. Do të punojmë që problemet e komuniteteve të zgjidhen dhe do të punojmë sidomos për grupet e marxhinalizuara, sidomos fuqizimin e gruas”, tha Osmani.

Presidentja Osmani tha se do të tentojnë fuqishëm që gratë të ndihen të barabarta në shoqëri.

“Edhe këtë vit ka pasur diskriminim të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian kjo është e papranueshme por tregon se ne si shoqëri vetëm bashkërisht, luftojnë diskriminim. Për raste të tilla duhet ta ngrisim zërin gjithsecili”, tha ajo.

Osmani ka ftuar të gjithë të punojnë bashkërisht të mos shohim me raste të diskriminimit që qytetarët të ndihen të barabartë dhe ta shohim Kosovën si vend të barabartë.