Osmani priti pjesëtarët e FSK-së të kthyer nga misioni në Kuvajt

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti në takim kontingjentin e ushtarëve të FSK-së që kanë shërbyer në misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit në Kuvajt.

Me këtë rast, Presidentja Osmani i përgëzoi ushtarët për përmbylljen e suksesshme të misionit të parë të FSK-së jashtë vendit krah përkrah me ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas një njoftimi, Presidentja vlerësoi se përvoja e fituar nga ushtria e Kosovës në këtë mision të çmueshëm vërteton kapacitetet e ndërveprimit me ushtritë e vendeve aleate.

“Kjo e përvojë do t’i mundësojë FSK-së, pjesëmarrje në misione të tjera jashtë vendit në bashkëpunim me shtetet aleate”, tha ajo.

Më 23 tetor, ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës është kthyer nga misioni parë paqeruajtës në Kuvajt krahë ushtrisë amerikane.

Ushtarët e FSK-së kthehen nga misioni i parë paqeraujtës në Kuvajt – Foto