Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani Foto: Denis Sllovinja /KALLXO.com

Osmani pritet të lansojë Qendrën Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të lansoj Qendrën Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, më 17.09.2024.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Presidenca, Qendra e Ekselencës funksionalizohet si rezultat i memorandumit të nënshkruar nga Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë edicionit të dytë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Presidenca e Kosovës është përzgjedhur nga SHBA-të për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Katrina Fotovat, zëvendësdrejtore e Sekretarit të shtetit për çështjet e gruas në Departamentin e Shtetit Amerikan dhe presidentja Osmani kanë nënshkruar një dokument, sipas së cilit Kosova është përzgjedhur për themelimin e kësaj Qendre.

Kjo është arritur me rastin e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që është mbajtur në prill të 2024-tës me iniciativë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa temë bosht e konferencës ka qenë çështja e dhunës seksuale gjatë luftës.