Takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me Zyrtarin e Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, Foto: KALLXO.com – 11 janar 2023

Osmani pret zyrtarin e lartë amerikan Chollet, nuk pritet të flasin para mediave pas takimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar takimin me Zyrtarin e Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Takimi do të jetë i mbyllur për media, ndërsa nuk pritet të ketë deklarata pas takimit thanë nga Presidenca e Kosovës.

Në takimin në Presidencë, janë të pranishëm edhe ambaadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier dhe Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pas këtij takimi Chollet do të ketë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Sipas njoftimit të Departamentit Amerikan të Shetit, vizita e Derek në Kosovë është bërë për t’i diskutuar përpjekjet e SHBA-së për ta ndihmuar avancimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik, “përfshirë këtu arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, që në qendër do ta kishte njohjen reciproke”.

Përvec Kosovës, ai do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me Zyrtarin e Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, Foto: KALLXO.com – 11 janar 2023