Osmani pret në takim senatorët amerikanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters.

Pas këtij takimi, pritet të ketë deklaratë për media.

Më pas, kryeministri Albin Kurti do të presë senatorët për takim në Qeveri, në orën 15:55. Edhe pas këtij takimi do të ketë deklarim për media, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Senatorët, Chris Murphy dhe Gary Peters i përkasin Partisë Demokratike, që është një nga dy partitë kryesore politike bashkëkohore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dy senatorë amerikanë vizitojnë Kosovën, pritet të takohen me Osmanin e Kurtin