Osmani pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it

Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot në një takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Bernd Thran.

“Sot, nënkryetarja Dr. Vjosa Osmani dhe anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa në takim lamtumirës janë takuar me shefin e EULEX-it, Bernd Thran, i shoqëruar nga Ismije Beshiri këshilltare politike dhe Fraser Buffini, asistent i veçantë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

“Dr. Osmani e njoftoi z. Thran për diskutimet LDK-LVV drejt programit të përbashkët qeverisës, qëndrimet e LDK-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe prioritetet e qeverisë së ardhshme, për rendin dhe ligjin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, arsimin dhe shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik. z. Thran falënderoi LDK-në për bashkëpunimin dhe qasjen konstruktive ndaj EULEX-it dhe të gjitha proceseve shtetformuese”, thuhet në fund të njoftimit nga zyra për medie e kësaj partie.