Foto: ZPRK
Osmani pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, të enjten, më 10.10.2024.
Presidenca e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se gjatë takimit, Osmani ka shrehur mirënjohje për përkushtimin e gjeneralit në funksion të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke theksuar se prania e këtij misioni është kyçe për paqe dhe stabilitet” – thuhet në komunikatën e Presidencës.
Tutje, Presidenca njofton se Osmani me këtë rast ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe ka falënderuar gjeneralin Ulutash për kontributin e deritashëm dhe se i ka uruar suksese në angazhimet e mëtejme.