Foto: RTK

Osmani pret në takim kryediplomatin nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit, ndërsa konferencë për media nuk do të ketë.

Bujar Osmani gjatë ditës së sotme është takuar edhe me ministren e punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla./RTKLIVE