Osmani pret në takim ish-presidentët, Stipe Mesiq dhe Bamir Topi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me ish-presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiq dhe ish-presidentin shqiptar, Bamir Topi.

Osmani gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në mes tre vendeve dhe ka falënderuar Mesiqin dhe Topin për angazhimin e tyre personal në mbështetje të Kosovës.

Gjatë takimit u theksua se raportet e ngushta ndërshtetërore në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë janë ndërtuar mbi themele të forta historike dhe respekt të ndërsjellë tradicional në mes të kombit shqiptar dhe atij kroat.

Në këtë takim, presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet tri shteteve, përballë sfidave rajonale dhe globale dhe në funksion të stabilitetit dhe avancimit të agjendave Euro-Atlantike në Ballkanin Perëndimor.

Ajo shprehu besimin se ish-presidentët do të vazhdojnë të jenë avokues për Kosovën në qarqe dhe forume ndërkombëtare.