Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Luksemburgut

U.d. Presidentja, Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Lukesmburgut, Patrick Heck.

Në takim, u.d. Presidentja Osmani i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Heck dhe e ka falënderuar shtetin e Luksemburgut për ndihmën dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve  në sferën e shëndetësisë dhe të arsimit.

Sipas një njoftimi për media, U.d. Presidentja ka folur me ambasadorin Heck edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke shfaqur besimin për një proces të rregullt zgjedhor dhe me integritet.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut është i shkëlqyeshëm dhe se synohet thellimi i mëtejmë.