Osmani: Po shpresoj që gjithçka të përmbyllet sot

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka deklaruar se shpreson që marrëveshja mes LDK-së dhe LVV-së të përmbyllet sot.

Këtë ajo e tha para gazetarëve, pak para se të hyjë në takimin e LDK-së.

“Po shpresoj që gjithçka të përmbyllet sot. Mbledhja është ftuar që të përgatitmi për seancën e të hënës”, tha Osmani para gazetarëve.

“Përpjekjet janë më intensive se çdo herë më parë”, tha tutje ajo.

Kryesia e LDK-së është mbledhur sot për të diskutuar për veprimet e mëtutjeshme.

Seanca për votimin e Qeverisë do të mbahet të hënën në ora 11:00.