VJOSA OSMANI
Osmani përmend datat e mundshme për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar për media pas takimit me liderët e partive politike në vend për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme..
Osmani tha se janë pajtuar që dita e zgjedhjeve të caktohet pas analizës të disa datave të mundshme për organizimin e tyre.
Datat e përmendura dhe të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë nga Osmani janë 26.01.2025, 02.02.2025, 09.02.2025 dhe 16.02.2025.
“Siç e dini është hera e parë që pas pavarësisë që po mbajmë konsultime për zgjeshje të rregullta, kjo është pozitive. Ligji për zgjedhjet cakton afatet. Sipas Ligjit janë katër data; 26 janari, 2 shkurti, 9 shkurti dhe 16 shkurti dhe konsultimi ishte në kontekst të këtyre datave. Disa parti preferuan 25 janarin, disa tjera 2 shkurtin, dhe të tjera që nuk kishin preferencë. Meqenëse shumica nuk kishin kërkesa për konsultime shtesë u pajtuam që pasi të bëjmë analizën e të gjitha datave të caktohet dita e zgjedhjeve. Ky vendim ende nuk është marrë”- tha ajo.
Osmani theksoi se do të tentojë që sa më parë të bëjë publike datën e zgjedhjeve.
Në takimin e thirrur nga presidentja Osmani me krerët e partive politike, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri Albin Kurti nuk mori pjesë në takim.
Në takim më Osmanin janë parë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kurti nuk merr pjesë në takimin me presidenten për caktimin e datës së zgjedhjeve