Osmani përkujton masakrën e Lubeniqit: Egërsia e regjimit kriminal serb u manifestua edhe ndaj një gruaje shtatzënë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Lubeniqit.

Osmani ka thënë se egërsia e regjimit kriminal serb u manifestua edhe ndaj një gruaje shtatzënë.

“24-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë barbarisht 80 civilë të Lubeniqit, në mesin e të cilëve edhe fëmijë nga 18- muajsh e deri në 17- vjeçar. Egërsia e regjimit kriminal serb u manifestua edhe ndaj një gruaje shtatzënë. Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to”- ka thënë Osani.

Në orët e hershme të mëngjesit të 1 prillit 1999, njësitë paramilitare serbe nën drejtimin e grupit “Çakejt”, rrethuan dhe më pas hynë në brendi të fshatit, ku vranë 80 civilë, disa prej të cilëve edhe i dogjën.