Osmani përkujton familjen Jashari: Gjaku i tyre u bë dritë udhërrëfyese për çdo shqiptar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar familjen Jashari, në 25 vjetorin e rënies së tyre heroike në Prekaz të Skenderajt.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka shkruar se gjaku i tyre është dritë udhërrëfyeqe për çdo shqiptar.

“Gjaku i tyre i njomë u bë dritë udhërrëfyese për çdo shqiptar! Lavdi përjetësisht” – ka shkruar Osmani në Facebook.

Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, Vjosa Osmani sot do të marrë pjesë në Ceremoninë e Rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së, në Kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Sot me 5 mars bëhen 25 vjet nga rënia e komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.

Sot fillon Epopeja e UÇK-së, 25 vjet nga rënia e Jasharajve