Osmani përkujton djalin e ndjerë të presidentit amerikan që shërbeu në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Beau Biden, djalin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden.

Osmani ka thënë që në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Beau Biden iu bashkua përkujtimeve të familjes Biden për të.

“Beau shërbeu në Kosovë, larg familjes dhe vendit të tij, për ta ndihmuar shtet ndërtimin në Kosovë dhe funksionimin dhe sundimin e ligjit në vendin tonë.   Prandaj, sot vendosëm lule pranë memorialit dedikuar atij, në përkujtim të shërbimit të kryer prej tij për vendin tonë, si dhe të gjithë atyre burrave e grave që qëndruan pranë nesh në kohë sfiduese, duke i shërbyer paqes e shtetndërtimit në Kosovë”, ka shkruar Osmani në Facebook.