Osmani: Për Masakrën e Dubravës drejtësia duhet ta thotë fjalën e vetë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka përkujtuar Masakrën e Dubravës, në 22 vjetorin e saj. Masakra e Dubravës, nga forcat serbe është bërë kundër të burgosurve shqiptarë.

Osmani në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Masakra në Burgun e Dubravës është njëra nga dëshmitë rrëqethëse e krimeve nga regjimi gjenocidal serb, e që ende nuk ka marrë një përgjigje nga drejtësia.

“Një kallëzim penal nga Shoqata e të Burgosurve Politik i bërë vite më parë, ende nuk ka epilog. Përkushtim i yni mbetet që dëshmitë e të mbijetuarve për këtë krim, të mund të adresohen dhe drejtësia ta thotë fjalën e vetë, si një parakusht për paqe të qëndrueshme”, ka shkruar presidentja.

Masakrën e Dubravës e ka përkujtuar edhe kryeministri Kurti, duke paralajmëruar ndërtimin e një lapidari, në oborrin e këtij burgu.

 

Kurti: Masakra e Dubravës, mbetet prej episodeve më të tmerrshme të historisë sonë