Osmani për Hotin: Duhet me hangër një thes kryp me dikë për me njoftë

Depuetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu në debatin i cili po zhvillohet në seancën e Kuvendit rreth dialogut Kosovë – Serbi, i ka drejtuar pyetje kryeparlamentares Vjosa Osmani për një deklarata të cilët e ka thënë në vitin 2017.

“A janë mendimet e njëjta të tua të vitit 2017 kur ju keni dhënë deklaratë të fuqishme që Kosova duhet të jetë shtet normal për me pas fatin e mirë për me përfaqësu Avdullah Hoti si kryeministër, a qëndron ende kjo deklaratë?”, u shpreh Musliu.

Pytjes së Musliut i është përgjigjur Osmani me një fjalë të urtë popullore, duke e falenderuar Musliun për pyetjen.

“Faleminderit që më në fund e bëre këtë pyetje, e kam thënë në vitin 2017 kur siç thotë populli duhet me hangër një thes kryp me dikën për me njoftë mirë, kështu që pikërisht kjo ka ndodhë dhe po besoj se këtë që po e them së shpejt do ta kuptojnë edhe të tjerët”, u shpreh Osmani.

Në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet debat rreth dialogut Kosovë- Serbi.