Osmani për fitoren e Sadikut: Moment krenarie për vendin
27.7.2024 - 22:53
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas fitores së boksieres Donjeta Sadiku, e cila ka fituar meçin e parë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Përmes një shkrimi në facebook, Osmani fitoren e boksieres kosovare ndaj Thamanya Somnuek nga Tajlanda, e ka quajtur moment krenarie për vendin.
“Moment krenarie për vendin fitorja e Donjeta Sadikut. Faleminderit Donjeta për këto emocione”- ka shkruar Osmani
Në raundin tjetër, Sadiku do të përballet me boksieren kolumbiane, Angie Paola Valdes Pana.