Osmani pas tragjedisë në Gjilan: Organet kompetente duhet të marrin masa urgjente

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së shumëfishtë që ka ndodhur sot në Gjilan.

Ajo ka thënë se organet kompetente duhet të marrin masa urgjente për të shmangur rastet si ky.

“Thellësisht e prekur nga ngjarja tragjike në Gjilan. Mendimet dhe lutjet e të gjithë neve që u trishtuan nga kjo tragjedi do të jenë me viktimat dhe familjen e tyre në këtë orë të ligë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social ‘Facebook’.

Prokuroria e Gjilanit ka bërë të ditur se një police ka vrarë katër anëtarët e familjes së saj dhe në fund veten.

Rasti ndodhi në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, ndërsa zyrtarja policore ka inicialet V.B.

Ekipi i KALLXO.com është duke raportuar në vazhdimësi nga vendi i ngjarjes.

 

Drejtori i Policisë arrin në Gjilan pas vrasjes së shumëfishtë