Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, Foto: Vjosa Osmani/X
Osmani pas takimit me Trump në Paris: Ne mbështetemi në udhëheqjen e fortë të SHBA-së
Katedralja ikonike e Parisit, Notre Dame, është rihapur pas pesë vjetësh. Në ceremoninë e rihapjes së objektit 861-vjeçar, morën pjesë krerë shtetesh nga shtete të ndryshme të botës.
Ndër ta ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Gjatë kësaj ceremonie, ajo është takuar edhe me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.
“Ndërsa isha në Paris, ishte një nder të takoja presidentin Donald Trump dhe ta përgëzoja për fitoren e tij në emër të popullit të Kosovës. Rikonfirmova gjithashtu angazhimin tonë për të forcuar aleancën tonë. Ne mbështetemi në udhëheqjen e fortë të SHBA-së ndërsa punojmë së bashku për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë” – ka shkruar presidentja Osmani në rrjetin social X, më 08.12.2024.
While in Paris, it was an honor to meet President @realDonaldTrump and congratulate him on his victory on behalf of the people of Kosovo. I also reaffirmed our commitment to strengthening our alliance.
We rely on strong U.S. leadership as we work together to promote peace,… pic.twitter.com/XoLjTKFA8a
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 8, 2024
Më herët gjatë ditës, presidentja Osmani ka publikuar një fotografi bashkë me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron me mbishkrimin “Aleanca veriatlantike”.