Vjosa Osmani

Osmani pas takimit me kancelarin gjerman: Diskutuam për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në vizitën e saj në Potsdam.

Përmes një njoftimi, Osmani tha se me kancelarin Scholz kanë diskutuar për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave.

Ajo theksoi se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të shtetit gjerman.

“Sot në Potsdam, diskutim me Kancelarin Scholz, për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave. Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë dhe për miqësinë të cilën ne do të vazhdojmë ta forcojmë”- shkroi ajo në facebook.