Osmani nga takimi me presidentin e KE-së: Evropa është e paplotë pa Kosovën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se procesi i liberalizimit të vizave për kosovarët është stërvonuar, teksa shtoi se Kosova është vendi më proevropian në Evropë.

Shefja e shtetit, në konferencën e përbashkët me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se deri tani ka ekzistuar një diskriminim i qartë ndaj popullit të Kosovës dhe një padrejtësi e thellë.

Sipas presidentes, një Evropë e bashkuar, e lirë dhe në paqe, është e paplotë pa Kosovën.

“Përkushtimi i popullit për të ju bashkuar familjes së Evropës është i palëkundur. Më lejoni të theksoj se ka ardhur koha që të ngrisimim marrëdhëniet tona me Evropën. Kemi nevojë urgjente që BE të bëjë të qartë perspektivën evropiane. Procesi i liberalizimit të vizave është i vonuar pavarësisht plotësimit të kushteve. Deri tani ka ekzistuar një diskriminim ndaj vendit tonë”, tha Osmani nw konferencw pwr media.

“Duhet të ketë angazhim aktiv të shteteve anëtare që të votojnë pro liberalizimit të vizave sepse deri tani ka ekzistuar një diskriminim i qartë ndaj popullit të Kosovës, një padrejtësi e thellë, prandaj ne do të vazhdojmë që të jemi të zëshëm në pengesat e fundit në këtë drejtim”, tha Osmani.

Ndërkaq, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel falënderoi Kosovën për vendosjen e saksioneve ndaj Rusisë dhe pozicionimin e saj në këtë aspekt.

Michel tha se fokusimi i Kosovës duhet të jetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet.

“Derisa po flasim, Rusia vazhdon ta sulmojë Ukrainën. Dua t’iu falënderoj për pozitën e qartë për luftën në Ukrainë dhe për implementimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Lufta ka impakt në rajon, përfshirë Kosovë, në çmime të ushqimeve dhe energjisë. Ne patëm mundësinë të diskutojmë për marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës dhe themi se Ballkani Perëndimor është një partner strategjik. Mirëpresim fokusin për implementimin e reformave dhe ato në çështjet kyçet, siç është sundimi i ligjit. Kemi diskutuar edhe për liberalizimin e vizave. Kam dëgjuar argumentet me kujdes dhe e dini që shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin në këtë çështje. Fokusimi i Kosovës duhet të jetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet”, ka thënë presidenti i KE-së, Charles Michel në Prishtinë.