Vjosa Osmani, deputete e LDK-së

Osmani: Nën qeverisjen e LDK-së do të shkatërrohen monopolet

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike sot ka vizituar Parkun e Biznesit në Drenas.

Osmani atje ka deklaruar se qeveria e drejtuar nga LDK-ja nuk do të lejojë që njerëzit e pushtetit të kërkojnë hise në bizneset private.

Po ashtu Osmani ka thënë se me qeverisjen e LDK-së bizneset do të trajtohen njëjtë ligjërisht dhe do të shkatërrohen monopolet.

“Trajtimi i barabartë para ligjit shkatërron monopolet dhe korrupsionin dhe garanton barazi dhe transparencë të plotë në relacionin biznes-shtet. Sektori privat është gjenerator i zhvillimit dhe punësimit andaj edhe përbën thelbin e programit ekonomik të LDK-së. Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga LDK-ja do të garantojë që shteti dhe zyrtarët shtetëror nuk do të bëhen hisedar në bizneset private, të cilat janë themeluar e zhvilluar me kapitalin dhe mundin e sipërmarrësve kosovarë guximtarë”, thuhet në komunikatë.